“Provokim i marrëdhënieve shqiptaro-greke?” Vasil Shahini nderohet me bust nga Bashkia e Dropullit

schedule19:55 - 10 Shkurt, 2020

schedule 19:55 - 10 Shkurt, 2020

Vendosja e bustit të Vasil Shahinit në Derviçan të Gjiroksatrës ka ngjallur debate deri në rangjet politike. Shahini njihet si ekstremist dhe një prej promotorëve të “Vorio Epirit”.

Përfaqësuesi i Bashkisë së Dropullit, Mihal Mano sqaron se vendosja e bustit është miratuar në Këshillin Bashkiak një vit më parë, por mugonin paratë. Ndaj dhe busti u vendos të dielën falë parave të dhuruara nga një e afërmja e tij.

 

“Nuk është ndonjë gjë e re, përsoni në fjalë është pushkatuar nga forcat partizane pas shkollës së Gjirokastrës “Asim Zeneli”, kufoma tij ka mbetur dy apo tre ditë atje. Disa nga fshatarët dhe kushërinjtë e morën kufomën dhe e varrosën. Presidenti i atëhershëm, Sali Berisha e dekoroi si martir të demokracisë”, u shpreh Mano.

Mano: Nuk kemi ide të sakta, se çfarë ka ndodhur këtu. Nuk mund të vendoset pika se Shahini i takon apo jo anës negative të historisë.

Vendosja e bustit është dënuar nga PDIU që në komunikatën për media thotë se Vasil Shahini njihet si organizator i masakrave në Jugun e Shqipërisë dhe ka themeluar organizatën “Fronti Çlirimtar i Vorio-Epirit”. Partia që mbron interesat e Komunitetit Çam thotë se ky veprim i Bashkive Minoritare që shkel kushtetutën kërkon ndërhyjen e qeverisë, SHISH-it dhe Prokurorisë. Vasil Shahini u vra nga partizanët më 18 nëntor të vitit 1943. Ai u akuzua si agjent grek./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!