Partia Socialiste i është rikthyer tezës së saj për aplikimin e një sistemi zgjedhor me prim. Dëshirimin e këtij modeli e pohoi vetë kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Cuci.
Por cfarë është sistemi zgjedhor me prim? Ky model i jep partisë së parë, një bonus me disa mandate, duke i siguruar një avantazh të lartë partisë më të mëdhe, qoftë edhe sikur ajo të ketë fituar vetëm një votë më shumë se sa partia tjetër. Me pak fjale, heq pazaret paszgjedhore. I fundit ka qene ai i vitit 2009, meta berisha. Lsi i dha koalicionit te pd, i cili kishte nje mandat me pak sesa duhej per te bere qeverine.
Historikisht, Partia Socialiste ka qenë partia më e votuar, por jo gjithmonë i ka fituar zgjedhjet. Kane qene koalicionet qe bene shumicen, si ne 2005 ashtu edhe ne 2009.
Vendosja e një sistemi me prim, do ta bënte, PS-në, si partia me e madhe ne vend, me te favorizuar per te qeverisur ne kete formule zgjedhore.
Por pse Lulzim Basha duhet t’ia bëjë këtë dhuratë Edi Ramës?
Basha kërkon një zonë të vetme zgjedhore, PS është e gatshme t’ja plotësojë këtë dëshirë vetem pjeserisht. Gjithsesi, edhe pjeserisht, kjo do ta ndihmonte Bashën që të maksimalizojë votat e veta, dhe t’i përkthejë ato në sa më shumë mandate, sidomos tani kur bashkimi jomoral por shume praktik berisha bardhi, po ja heq edhe me shume atij oksigjenin elektoral.
Për shembull, nëse shihen zgjedhjet e pjeshme të vitit 2022, të fundit që basha ishte kryetar i PD-së, atij do t’i leverdiste që potenciali elektoral në qarkun Dibër të bashkohej me atë në qarkun Kukës.
Mund të ketë edhe raste të tjerë që llogaritarët e votave në PS dhe PD mund t’i menaxhojnë në përputhje me interesin e Ramës dhe Bashës dhe vullnetin e perbashket politik.
Pyetja që ngrihet është, a mund të ndryshojë harta zgjedhore pa u ndryshuar ndarja administrative?
ABC News u konsultua me ekspertë zgjedhorë dhe burime zyrtare, të cilat pohuan se nëse do të kemi ndryshim të zonave zgjedhore, kjo duhet shoqëruar patjeter me korrigjim të hartës territoriale.
Kjo do ta zgjeronte skemën e kompromisit, nga reforma elektorale, tek ajo territoriale. PD dhe PS në këtë pikë kanë mendime tëkunderta, por interesi politik mund të prevaloje mbi atë publik.
E sigurt është se si ndryshimi i Kodit Zgjedhor, si reforma territoriale kërkojnë nga 84 vota, të cilat, për momentin, me gjithe rrjedhjet e vazhdueshme, Lulzim Basha duket se i ka akoma.