“Rreth 30 mijë maturantë këtë të enjte iu nënshtruan provimit të parë të maturës shtetërore, atij te gjuhës së huaj. Ndryshe nga vjet testi u zhvillua në korridoret dhe palestrat e shkollave.”
Megjithkëtë rreth 30 minuta pas nisjes së provimit një prej tezave të gjuhës angleze u publikua në rrjetet sociale. Ministria e Arsimit pranoi daljen e saj dhe tha se po ndjek çështjen pasi gjatë zhvillimi të testit, mësuesve dhe nxënësve nuk iu lejohet telefoni.
Ndërkohë në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë maturantët të pyetur rreth provimit dhanë këto përgjigje.
Pas gjashtë ditësh maturantët do t’i nënshtrohen testit të gjuhës shqipe, me 13 qeshor do të zhvillojnë provimin e matematimës dhe provimet e maturës i mbyllin me 19 qershor me testin e lëndës me zgjedhje.