Provimi i parë i Maturës Shtetërore, Guga: Testi nuk ishte i lehtë, u respektuan masat e COVID-19

schedule16:51 - 8 Qershor, 2020

schedule 16:51 - 8 Qershor, 2020

ZV . ministrja e Arsimit Nina Guga në studion e “ABC News” ka folur për provimet e maturës shtetërore.

Ajo theksoi se ishin marrë të gjitha masat duke respektuar edhe masat e vendosura në kuadër të COVID-19, ndërsa shtoi se është bërë kontroll i detajuar dhe matja e temperaturës.

Guga tha se mbi 32 mijë maturantë i janë nënshtruar testit që u zhvillua në 486 qendra provimi, ndërsa shtoi se maturantët duhet të tregohen të kujdesshëm duke respektuar kohën e përgatitjes, për të mos gabuar në dhënien e përgjigjeve.

“Këtë vit testi ishte modeluar me ushtrime me alternativa. Testi bazohet me një standard që nënkupton përfshirjen e njohjes, nivelin e analizës dhe nivelin e vlerësimit. Nuk mund të them që testi ka qenë i lehtë, por ka qenë i standardizuar dhe i bazuar mbi njohuritë që nxënësit kanë marrë”, u shpreh Guga.

Lexo edhe: Maturanët sot japin provimin e parë të Maturës Shtetërore

Më tej ajo theksoi se nga të gjitha raportimet paraprake nuk ka rezultuar asnjë problem gjatë realizimit të testimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!