Provimi i gjuhës së huaj, maturantët në Vlorë: Masat mbrojtëse shtojnë stresin

schedule09:24 - 8 Qershor, 2020

schedule 09:24 - 8 Qershor, 2020

Maturantët në të gjithë vendin këtë të hënë në orën 10:00 do ti nënshtrohen provimit të parë,atij të gjuhës së huaj. Këtë vit provimet e maturës do të zhvillohen në kushte jo normale për shkak të pandemisë që ka përfshirë vendin.

Në Vlorë maturantët janë drejtuar ambienteve të shkollës dhe janë gati për nisjen e provimit të gjuhës së huaj.

Gazetari Elton Nika, raporton për Abc News se maturantët kanë qenë të gjithë të pajisur me maska dhe me dorashka në paraqitjen e tyre në shkollë.

Gjithashtu vetë nxënësit tregojnë për vështirësitë e mësimit online ky theksojnë se nuk ishte i mjaftueshëm dhe kthimi në shkollë i ka ndihmuar sadopak për provim.

Nuk na ndihmuan aq shumë pasi nuk ka si mësimi në shkollë, këtë vit është stres i shtuar përveç provimit ne duhet të pajisemi me maska dhe me doreza”, ka thënë maturantja

Ndërkohë një maturant nga Vlora është shprehur se prania e masave mbrojtësë është problem.

Qëndrimi me maska dhe me doreza është një problem si në frymëmarrje ashtu edhe në djersitjen e duarve”, është shprehur ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!