Provimi i dytë i Maturës Shtetërore/ Teza u publikua, Kushi: Nuk ka asnjë fakt për këtë

schedule15:16 - 7 Qershor, 2023

schedule 15:16 - 7 Qershor, 2023

Mes emocionesh maturantët mbyllën provimin e dytë të maturës shtetërore, atë të gjuhës shqipe dhe letërsisë.

Teza sipas maturanteve të gjimnazit “Sami Frasheri” në Tiranë ishte e nivelit mesatar. Për herë të parë këtë vit  personat me aftësi ndryshe iu nënshtruan një testi të veçantë.

Rreth 30 minuta pas nisjes së provimit teza e fotografuar u publikua në rrjetet sociale, por ministrja e Arsimit Evis Kushi  thotë se nuk ka asnjë fakt që kjo ka cënuar  procesin e maturës shtetërore.

“Nuk ka asnjë fakt, provë që teza e dalë jashtë  ka hyrë serish brenda e plotesuar dhe ka favorizuar ndonje maturant. Dyshimi yne eshte qe ka njerëz që janeë  te investuar posacerisht per kete qellim. Nuk pranojnë te bashkëpunojnë me ne për të gjetur ata qe kane shkelur rregulloren. “

Ndryshe nga vjet provimi u zhvillua në korridore dhe palestra. Për administrimin e tij u angazhuan rreth 7800 mësues. Pas afro një jave maturantët do ti nënshtrohen testit të matematikës ndërsa më 19 qershor provimit të lëndës me zgjedhje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!