Provë që distanca forcon ndjenjat: Çifti u nda dhe u lidh prapë se nuk duruan dot larg njeri-tjetrit

schedule08:50 - 24 Janar, 2020

schedule 08:50 - 24 Janar, 2020

Nëse keni qenë shumë të shqetësuar për ndarjen e Channing Tatum nga Jessie J, kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se janë rikthyer bashkë. Një burim për E! News zbuloi se “janë lidhur sërish” pas dy muajsh të ndarë. “Morën pak kohë larg njëri-tjetrit, por kuptuan që duhen shumë,” tha burimi dhe shtoi se janë shumë të lumtur që po kalojnë sërish kohë bashkë.

Mesa duket, ndarja thjesht ka forcuar ndjenjat e tyre sepse burimi tha se “Jessie ka qëndruar te shtëpia e Channing përgjatë javës së kaluar” dhe se “sillen si fëmijë rrotull njëri-tjetrit.”

Channing dhe Jessie u ndanë në nëntor të 2019-s, por vendosën të ruanin miqësinë. S’pati drama apo konflikte mes tyre, thjesht vendosën ta linin me aq.

“Channing dhe Jessie kanë prioritete të ndryshme nga njëri-tjetri,” shprehet burimi. “U argëtuan shumë bashkë, por në fund, nuk funksionoi. Channing duhet të jetojë në Los Angeles, që të kalojë kohë me të bijën, ndërsa Jessie preferon Anglinë. Janë ende miq, sidoqoftë,” tha një burim për People kur u raportua ndarja.

Channing dhe Jessie u lidhën për herë të parë pak muaj pasi aktori u nda nga bashkëshortja, Jenna Dewan. Channing dhe Jenna kanë një vajzë 6-vjeçare të quajtur Everly./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!