Prova e rëndësishme e Erdogan

schedule14:08 - 30 Mars, 2019

schedule 14:08 - 30 Mars, 2019

57 milionë turq votojnë të dielën për të zgjedhur kryebashkiakët dhe figura të tjera të rëndësishme të administratës vendore. Sipas analistëve, kjo do të jetë një provë e rëndësishme për presidentin turk Erdogan, i cili ka marrë pjesë në mënyrë aktive në fushatën elektorale.

Orët e fundit të fushatës elektorale në Turqi për zgjedhjet vendore të së Dielës ishin shumë të ngarkuara me aktivitete. 57 milionë turq do të votojnë për të zgjedhur kryebashkiakë, këshilltarë komune dhe figura të tjera administrative vendore.

Bëhet fjalë për një provë shumë të rëndësishme për presidentin turk Erdogan, i cili po përballet me një situatë të vështirë ekonomike, javët e fundit ai ka marrë pjesë në mënyrë aktive në fushatë elektorale, dhe deri në orët e fundit mitingjet në Stamboll kanë qenë të shpeshta.

Janë gjashtë mitingjet e së premtes në po kaq zona në Bosfor, ku presidenti Erdogan mori pjesë në mbështetje të kandidatit të tij ish-kryeministrit Binali Yildirim, i cili në sondazhe duket se ka lënë prapa Ekrem Imamoglu.

Një përmbyllje e madhe e fushatës elektorale ishte dhe ajo në Ankara ku kandidati i opozitës Mansur Javas, i cili u mund pesë vjet më parë me një rezultat të kundërshtuar, duket lehtësisht në avantazh ndaj ish ministrit Mehmet Ozaseki./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!