Vajzat e Vllaznisë tentuan surprizën e madhe sot në Shkodër ndaj Juventusit, por nuk ia arritën qëllimit, duke u mundur me shifrat 2-0 nga torinezet.
Juventusi e hapi shpejt sfidën, duke shënuar pas vetëm 13 minutash lojë me Girellin. Më pas, pa u mbyllur pjesa e parë, në të 43-tën Lufo shënoi autogol dhe dyfishoi në favor të Juventusit.
Deri në fund nuk kishte gola dhe vajzat mike marrin këtë fitore dhe ia bëjnë akoma më të lehtë misionin e kualifikimit në grupet e Champions League. Skuadra që kualifikohet merr afro 400 mijë euro. /abcneës.al
Champions League femra, Play-Off
Vllaznia-Juventus 0-2
Shënuese: Girelli 13’, Lufo (ag) 43′