Ratifikohet protokolli për emigrantët/ Miratohet në parlament me 77 vota, edhe tre vota nga DPIU

schedule10:16 - 22 Shkurt, 2024

schedule 10:16 - 22 Shkurt, 2024

Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë, duke certifikuar dakordësinë Rama-Meloni.

Ajo që ra në sy ishte se me PS-në, votat nuk i bashkuan vetëm deptuetët e Tom Doshit, por edhe ata të Shpëtim Idrizit. Shpjegimin se pse PDIU e bëri këtë akt, kur prej kohësh nuk votonte, dhe kur këto votat nuk ishin të domosdoshme për miratim, i dha Mesila Doda.

Kryeministri Rama që nuk ishte në seancën plenare, reagoi përmes platformës X.  Ai tha se Shqipëria mbështet Italinë dhe vepron si një vend anëtar i BE-së, duke rënë dakord të ndajë një barrë që Evropa duhet ta përballojë e bashkuar si një familje.

“Punojmë së bashku për të gjetur përgjigjet e duhura, pa e lënë këtë çështje të përdoret si lëndë djegëse për grindjet e brendshme politike që rrisin ankthin mes njerëzve të kontinentit tonë të përbashkët dhe e bën të ardhmen tonë kolektive më të pasigurt.  Asnjë vend nuk mund ta zgjidhë një sfidë të tillë i vetëm, asnjë retorikë apo zgjidhje e shpejtë nuk mund të zvogëlojë vështirësinë e kësaj sfide dhe asnjë lavdi e vjetër apo mënyrë demode e të menduarit nuk mund të na shpëtojë nga përballja me atë që po vjen në të gjitha frontet.  Vetëm një Evropë më e fortë, më e guximshme dhe më sovrane besnike ndaj vetvetes, mundet.”

Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, Porti i Shëngjinit do të presë refugjatë të cilët do të vendosen në një qendër pritjeje në Gjadër, teksa Italia do të shqyrtojë kërkesat e tyre për azil./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!