Protokolli i UEFA-s është strikt, pse Ronaldo e rrezikon duelin me Messin

schedule09:48 - 14 Tetor, 2020

schedule 09:48 - 14 Tetor, 2020

Cristiano Ronaldo mund të humbë ndeshjen e parë kundër Barcelonës, duke u hequr kështu mundësinë tifozëve që të shohin sërish një duel mes portugezit dhe Lionel Messit. Sulmuesi i Juventusit doli dje pozitiv me COVID-19 dhe sfida me katalanasit është në program më 28 tetor.

Protokolli i UEFA-s bëhet pengesë, pasi Ronaldo duhet të dalë negativ më 21 tetor, pra pas një jave. Portugezi nuk mund të luajë kundër Barcelonës, nëse tamponi nuk e nxjerr negativ shtatë ditë para ndeshjes. Që kjo të ndodhë duket e vështirë, por në Torino shpresojnë që sulmuesi të shërohet sa më shpejt.

Momentalisht është e sigurt që Ronaldo nuk do të mund të luajë me Juventusin në ndeshjen e kampionatit kundër Crotone, ndërkohë që do të mungojë edhe ndaj Dynamo Kiev në Champions League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!