Drejtoresha e ISHSH tregon bizneset më problematike për masat anti-Covid

schedule14:14 - 23 Qershor, 2020

schedule 14:14 - 23 Qershor, 2020

Drejtoresha ISHSH Vjollca Braho ka deklaruar sot në një intervistë për ABC Neës se nga fillimi i pandemisë janë vendosur 310 masa administrative ndaj bizneseve që kanë shkelur protokollet.

Ajo tha se sektori më problematik është ai i tregtimit të produkteve ushqimore, i cili numëron 104 subjekte të gjobitura, ndërsa veçoi Tiranën si qytetin me më shumë shkelje.

“310 masa administrative ndaj bizneseve që shkelin protokollet. 265 raste të gjobitura, 45 janë mbyllje provizore të aktivitetit pasi në subjektet e tyre kanë dalë punonjës pozitivë.

Më problematik janë subjektet që merren me tregtimin e produkteve ushqimore. Në këto subjekte janë vendosur 104 gjoba”.

Braho tha se disa nga problematikat që janë evidentuar në subjektet e gjobitura është mungesa e masave mbrojtëse, distancës mes klientëve por edhe dezinfektimit të ambienteve.

“Sepse janë gjetur pa maska dhe doreza, ose mungesë të shenjës së distancës mes klientëve. Mungon dezinfektimi i ambienteve.

Shenjat janë vendosur për të mbrojtur qytetarët. Kemi pasur ulje të vigjilencës nga qytetarët. Puna jonë vazhdon për t’i bërë qytetarët të realizojnë protokollet. Inspektimet që bëhen në subjekte. Inspektorët janë të pajisur me maska.

Tirana është bashkia me më shumë probleme. Fokusi i punës tonë ka qenë subjektet që punojnë me protokoll të kuq si janë baret dhe restorantet”, u shpreh Braho./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!