Derbi i Madoninna mund të jetë në rrezik. Sipas mjekut Massimo Galli është koronavirusi që rrezikon shtyrjen e kësaj sfide pas rasteve pozitive që janë shfaqur tek të dyja ekipet. Zlatan Ibrahimovic dhe Leo Duarte ende nuk janë shëruar nga radhët e Milanit, ndërkohë Bastoni, Skriniar, Nainggolan dhe Gagliardini jan të prekur nga Interi.
“Nëse duam të ruajmë elementin më të vogël të sportivitetit, duhet të pranojmë që protokolli nuk është më i përshtatshëm nëse autoritetet mund të ndalojnë një ekip të largohet nga Napoli për në Torino. Shpresoj që të vazhdojmë të kemi ndeshje futbolli, por nuk ka kuptim të rrezikojmë më shumë se sa duhet. Në këtë moment protokolli i vendosur për futbollin nuk qëndron.
Derbi në rrezik? Gjithçka mund të ndodhë sepse kontaktet e atyre që janë pozitiv duhet të futen në karantinë e kështu me radhë. Kur ka raste të para pozitive, pastaj për së dyti, ato domosdoshmërisht duhet të kalojnë në stërvitje individuale në mënyrë që rastet e reja pozitive të mos infektojnë askënd tjetër. Protokolli i FIGC është qesharak kur bëhet fjalë për çështjen e izolimit,” deklaron profesori për Radion “Punto Novo”. /abcnews.al