Rreth 50 protestues janë arrestuar gjatë demostratave anti-qeveritare në Minsk të dielën.
Dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën edhe një herë në kryeqytet për protesta të mëtejshme kundër Presidentit Alexander Lukashenko ndërsa nuk munguan masat e shtuara të sigurisë.
Protestat e mëtejshme ka të ngjarë të vazhdojnë edhe në ditët në vijim ndërsa pritet po ashtu një prani e shtuar e forcave policore. Këto të fundit raportohet se kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit ditën e sotme.
Asociacioni i Gazetarëve në Bjellorusi njoftoi se të paktën dhjetë gazetarë janë në mesin e të arrestuarve. Kurse, Agjencia shtetërore e lajmeve ruse, TASS raportoi se tre korrespondentë të saj janë arrestuar.
Bjellorusia po përballet me protesta masive që prej zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, të cilat janë cilësuar masivisht si të manipuluara. Protestuesit opozitarë po kërkojnë që rezultati zgjedhor të anulohet dhe të mbahen zgjedhje të reja.
Nga ana tjetër, premtimi i mbështetjes ushtarake nga Presidenti rus Vladimir Putin me sa duket ka e “trimëruar” Lukashenkon pasi një valë e re arrestimesh ka ndodhur gjatë demonstratave të opozitës në Minsk dhe qendrat e tjera urbane. s.b/abcnews.al/