Protestuesja lakuriq para agjentëve të policisë, por me maskë anti-covid 19

schedule14:38 - 20 Korrik, 2020

schedule 14:38 - 20 Korrik, 2020

Një grua e panjohur u shfaq papritmas mes tymit të gazit lotsjellës të hedhur nga policia drejt protestuesve të nevrikosur në Portland, SHBA, të cilët vazhdojnë të protestojnë që prej vdekjes së George Floyd në Minneapolis më 25 maj. Ajo mban veshur vetëm një kapuç dhe maskë për fytyrën, shkruan Daily Mail.

 

Fotografitë e shumta të postuara në internet tregojnë një grua të paidentifikuar teksa del në rrugë, e zhveshur, rreth orës 1:45 të mëngjesit (me orën lokale në Portland) dhe qëndron e qetë mes turmës në rrugë. Gazetarët e pranishëm thanë  se ajo u shfaq si një imazh surreal përballë një force të kritikuar në mbarë vendin për shkelje të së drejtave civile. Policët, me maska gazi dhe helmeta, vazhduan të gjuanin me toptha me përmbajtje piperi, shkruan abcnews.al

 

Dikush u përpoq ta mbulonte, por ajo qartazi nuk donte.

Më vonë, sipas fotografit Dave Killen, gruaja u ul në asfalt, hapi këmbët përballë policëve dhe nisi të merrte poza baleti dhe yoga. Më vonë, ata u larguan.

Në Portland, gjykatat e kanë njohur lakuriqësinë si një formë proteste politike e cila tejkalon ligjet e vendosmërisë së publikut.

 

Shumica e protestuesve kanë demonstruar në mënyrë paqësore, megjithëse grupe të vogla filluan të vendosnin zjarre dhe të shkatërrojnë prona, duke shkaktuar përplasje edhe me policinë e qytetit.

Në rrjete sociale, njerëzit e cilësuan gruan si “Athinaja e zhveshur”. Në mitologjinë greke, Athinaja ishte perëndia e luftës, bija e preferuar e Zeusit, luftëtare e ashpër dhe e pamëshirshme.

Lakuriqësia ka shërbyer si një formë proteste, të paktën në shekullin XI. Sipas gojëdhënave, Lady Godiva, një grua anglo-saksone, mbrojtëse e kishave dhe manastireve, mendohet se kalëroi e zhveshur në Angli, e mbuluar nga flokët e gjatë, për të protestuar kundër taksimit shtypës.

 

Fotografia e gruas në Portland po krahasohet edhe me momente të tjera të rëndësishme në histori, ku forca e egër është vendosur përballë të kundërtës së saj, të qenurit i lënduar. Shembuj të tillë janë fotografia e vitit 1967, ku një protestuese në Luftën në Vietnam vendos një karafil në pushkën e një ushtari amerikan, apo ajo e vitit 1989, kur një burrë doli para një kolone tankesh në sheshin e Pekinit, një ditë pasi ushtria kineze kishte shtypur protestat me forcë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!