Protestuesit: Rama të dalë para popullit, ta pyesë për hallin

schedule13:56 - 16 Mars, 2019

schedule 13:56 - 16 Mars, 2019

Për mikrofonin e ABC News qytetarët i janë përgjigjur pyetjes së pse sot kanë dalë në protestë. Njëri prej tyre është shprehur se ka dalë për të drejtat e qytetarëve.

“Ne protestojnë për të drejtat tona. Sepse nuk kemi asnjë të drejtë as në punë, as në ekonomi, asgjë në botë. Është një marshim mbarë-popullor. Këtu janë mbi 200 mijë që protestojnë. Kjo është revoltë popullore. Nëse Rama është politikan duhet të dali para popullit ta pyesë popullin dhe ta pyesë se çfarë halli ka ky popull”.

Ndërsa një tjetër u shpreh se kjo nuk është një protestë politike por revoltë popullore.

“Kjo nuk është protestë politike por revoltë popullore. Me padrejtësinë që na ka bërë qeveria. Ne i bëjmë thirrje Edi Ramës që sa më shpejt të lirojë popullin”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!