Protestuesit e 5 Majit, Berisha: Në truallin e tyre do ndërtohen 4 kulla 30 katëshe

schedule22:11 - 3 Shkurt, 2022

schedule 22:11 - 3 Shkurt, 2022

Në truallin e banorëve tek 5 Maj, sipas ish-kryeministrit Sali Berisha do të ndërtohen 4 kulla 30 katëshe. Akuzat Sali Berisha i ka bërë në emisionin “Log.”, ndërsa ka shtuar se janë 1200 familje që preken nga projekti i zhvillimit. Ish lideri i PD-së, ka shtuar se aktualisht për të dëmshpërblyer këto banorë duhen 45 mijë metër katror, ndërsa kullat do të zënë 490 mijë metër katror.

“Ata janë një grup njerëzish që po pësojnë padrejtësinë më të madhe. Jam përpjekur të mbrojë interesat e tyre se është dramë shumë e madhe. Produkt i vjedhjes dhe korrupsionit. Ata ishin edhe me deputetët e PD aty. Ishin tre deputetë. Absolutisht që jo, ne vetëm mbështesim protestën. Unë do i drejtoja tek kryeministria.”

“Në trojet e tyre do ndërtohen 4 kulla me një sipërfaqe 490 mijë metër. 30 katëshe. Trojet e tyre, lagjia e Boerit. Trojet e tyre kërkojnë për tu dëmshpërblyer 45 mijë metra. Kërkojnë vetëm 9% të sipërfaqes. Janë 1200 familje. Ky i asgjëson.” tha Berisha.
/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!