Një protestues në Danimarkë dyshohet se ka qenë i infektuar me koronavirus në momentin që ka qenë pjesë e grumbullimit të njerëzve.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ministria e Shëndetësisë në Danimarkë ka kërkuar këtë të martë nga të gjithë njerëzit që kishin protestuar në Kopenhagë, pas vdekjes së një afro-amerikani në duart e policisë në Amerikë, të testohen për koronavirusi.
Rreth 15 mijë vetë ishin në rrugët e Kopenhagës më 7 qershor duke protestuar kundër racizmit dhe brutalitetit nga policia.
Ndërkohë deri më tani në Danimarkë kanë humbur jetën nga koronavirusi 598 persona dhe janë infektuar 12 mijë të tjerë. /abcnews.al