Protestuesi-Ramës: S’jemi të Shtëpisë së Lirisë, por të shtëpisë së fëmijës

schedule12:18 - 13 Mars, 2022

schedule 12:18 - 13 Mars, 2022

Ne pankarta në duar, qytetarët dhe fëmijët në Kukës kanë dalë në protestë kundër rritjes së çmimeve.

Një prej tyre i përgjigjet kryeministrit Edi Rama i cili i quajti protestuesit një pakicë, ndërsa tha se janë simpatizantë të “Shtëpisë së Lirisë”.

E kemi dëgjuar shpesh të thonë se ne jemi të shtëpisë së lirisë. Ne nuk jemi të shtëpisë së lirisë por të shtëpisë së fëmijës. Kemi fëmijë në shtëpi. Duam të na ulë taksat  duam të na shërbejë. Nuk është bërë kryeministër me na shërbyer”, tha ai.

Qytetarët të shumtë po protestojnë në formë marshimi në shëtitoren kryesore të qytetit të Kukësit, kundër rritjes së çmimeve dhe shtrenjtimit të jetesës.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!