Proteston shtypi i shkruar në Australi

schedule10:49 - 21 Tetor, 2019

schedule 10:49 - 21 Tetor, 2019

Në Australi shtypi i shkruar ka zgjedhur një mënyrë jo të zakontë për të protestuar. Në fakt faqet e para të të gjitha të përditshmeve në vend janë publikuar të auto-censuruara. Në këtë mënyrë gazetarët kërkojnë më shumë liri shtypi dhe informacioni.

Protest e paprecedentë e shtypit të shkruar në Australi. Të gjitha të përditshmet e së hënës kanë dalë në treg me një faqe të parë të censuruar dhe me apelin e përbashkët për më shumë liri informacioni në vend.

Iniciativa u ndërmor pas operacionit të policisë federale në muajin qershor në kuadër të aplikimit të ligjit për sigurinë kombëtare, në banesën e një gazetareje të Njus Korps dhe në selinë e rrjetit public kombëtar ABC.

Gazetarja Annika Smethurst e Daily Telegraph kishte zbuluar se qeveria po vlerësonte disa plane secrete për t’i lejuar shërbimet secrete që të spiunonin të gjithë autralianët. ABC nga ana e saj kishte transmetuar një seri shërbimesh duke përdorur informacione të klasifikuara për Afganistanin, të cilat përfshinin dhe krime të mundshme lufte nga ana e trupave special australiane.

Fushata “E drejta për të ditur” e medias kërkon gjashtë reforma, mes të cilave dhe ligje për të mbrojtur lirinë e informacionit.

Të drejtn e organeve të informacionit për të kundërshtuar një mandat të përdorur për një operacion policie, si dhe një mbrojtje më të madhe për burimet në sektorin public në mënyrë që të mos jenë objekt ndëshkimesh. Kryeministri konservator Malkolm Tërnbull u shpreh se gjithnjë i kishte besuar lirisë së shtypit.

Por besojmë dhe ligjin dhe askush nuk është sipër ligjit, shtoi ai.

Qeveria është përgjigjur duke i kërkuar një komisioni parlamentar që të hetojë për impaktin e ligjeve mbi sigurinë dhe pushtetin e shërbimeve të inteligjencës tek liria e informacionit. Komisioni do të raportojë në parlament muajin e ardhshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!