Një grup i vogël mbështetësish të opozitës protestuan këtë të premte përpara godinës së bashkisë së Tiranës, kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.
Akuzat si gjithnjë u adresuan drejt Prokurorisë së Posaçme dhe kreut të saj, Altin Dumanit.
“Është koha të organizohemi më fort, askush të mos ketë besim te SPAK-u, që nuk është gjë tjetër veçse një luledielli e orientuar qartësisht nga qeveria”, tha Tedi Blushi.
Protesta që vijon prej muajsh, kryesisht gjatë ditëve të premte zgjati si gjithnjë pak minuta. Mbështetësit e opozitës deklaruan se nuk do ta ndalin betejën dhe mosbindjen civile.
Në protestë foli edhe djali i Fahri Balliut./abcnews.al