Protestë simbolike, shoferët e kamionëve të mallrave në Vlorë kërkojnë që tragetet të nisin punë

schedule16:44 - 6 Maj, 2020

schedule 16:44 - 6 Maj, 2020

Drejtuesit e kamionëve të mallrave që kryenin interarin Vlorë-Brindisi prej më shumë se dy muaj kanë mbetur pa punë. Për shkak të pandemisë lëvizja e trageteve është ndërprerë.

Në mënyrë simbolike ata kanë dalë me mjetet e tyre përgjatë rrugëve të qytetit bregdetar për të dhënë këtë mesazh.

“Po i biem burieve që ta marrë vesh qeveria që kemi e ne kamionë, duam punë kemi njerëz për të ushqyer në shtëpi. Trageti i Durrësit punon, trageti i Vlorës nuk punon cila është arsyeja. Pse të mos punojë trageti i Vlorës”, thotë një shofer.

Një pjesë e tyre hera herës janë detyruar të përdorin Portin e Durrësit por thonë se kjo nuk është zgjidhje.

“Me Durrësin nuk ja dalim dot, duhet të vemë në Durrës të shkojmë në Bari”, shprehet një tjetër.

Shoferët e kamionëve paralajmërojnë se nëse nuk do të ketë reagim nga shteti për zgjidhjen e këtij problemi, ata do të përshkallëzojnë protestën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!