Protestë për lirimin e pengjeve/ Izrael, qytetarët kërkojnë armëpushim: Duam familjarët!

schedule18:04 - 15 Gusht, 2024

schedule 18:04 - 15 Gusht, 2024

Qindra familjarë të pengjeve të rrëmbyera nga grupi militant palestinez Hamas në 7 tetor protestuan  këtë të enjte në Tel Aviv duke I kërkuar qeverisë së vendit të tyre që të dakordësojë në mënyrë të menjëhershme një marrëveshje që do të garantonte lirimin e familjarëve të tyre.

Zahiro Shahar Mor i cili po protestonte per nipin e tij te rrembyer deklaroi se qytetarët nuk mund t’i besojnë më qeverisë së Benjamin Netanyahut e cila ka minuar shpresat e tyre.

“Ne kemi nevojë për një armëpushim të menjëhershëm për të kthyer pengjet tona në shtëpi, ne nuk mund ti besojmë më qeverisë Izraelite. Kjo qeveri ka shkatërruar shpresat për çdo marrëveshje, I bëjmë thirrje të gjithë botës të na ndihmojë. Nese Netanyahu do të donte që familjarët tanë të shpëtoheshin, ata do të ishin këtu.”

Në Katar po mbahet këtë të enjte raundi i ri i Bisedimeve për arritjen e një armëpushimi ku Hamas nuk ka dërguar asnjë negociator. Grupi Militant Palestinez refuzoi tryezën e negociatave duke thënë se s’ka mbetur më asgjë për tu diskutuar, por duhet vetëm që të zbatohet plani I menjëhershëm i armëpushimit i cili është propozuar nga SHBA.

Ministria Palestineze e Shëndetësisë e Kontrolluar nga Hamas Deklaroi këtë të enjte se si pasojë e luftimeve intensive 10 mujore në Rripin e Gazës kanë humbur jetën mbi 40 mijë qytetarë.

Frika per pershkallezim te Luftes ne Linjen e Mesme eshte shtuar me Iraninin qe eshte zotuar per hakmarrje ndaj izraelit, per vrasjen e liderit Politik te Hamas Ismail Hanyeh. Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Katari dhe Egjipti kane intensifikuar pergjate javeve te fundit perpjekjet e tyre diplomatike per arritjen e nje armepushimi, duke thene se kjo eshte  e vetmja menyre qe mund te garantoje shtensionim te situates./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!