Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Protestë para shtëpisë së Rishi Sunak, aktivistët kundër shpimeve të naftës dhe gazit në Detin e Veriut

schedule14:08 - 3 Gusht, 2023

schedule 14:08 - 3 Gusht, 2023

Një grup aktivistësh të “Greenpeace” kanë protestuar kundër kryeministrit britanik, Rishi Sunak për rritje të shpimeve të naftës dhe gazit në Detin e Veriut.

Demonstruesit u ngjitën në kulmin e shtëpisë prej 2.5 milionë dollarësh të kryeministrit në Yorkshire dhe e mbuluan atë me një “pëlhurë të zezë. Dy aktivistë të tjerë në terren vendosën një baner me mesazhin “Rishi Sunak – fitimet e naftës apo e ardhmja jonë?”.

Sunak nuk ishte i pranishëm në rezidencë pasi ai ndodhet me pushime familjare në SHBA. Sunak synon të maksimizojë nxjerrjen e naftës dhe gazit nga Deti i Veriut, duke shpalosur një politikë për dhënien e mbi 100 licencave të reja shpimi.

Kjo ka shkaktuar kritika nga organizatat mjedisore, të cilat argumentojnë se ajo do të minojë detyrimet klimatike të Mbretërisë së Bashkuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!