Një qytetar nga Elbasani ka marrë me qira një banesë në Vikthkuq të Korçës dhe do të vendosë koshere me bletë. Po ky aktivitet sipas banorëve të fshatit që kanë protestuar do ushtrohet pa aprovimin e tyre.
Një rregullore e drejtorisë së bujqësisë të Korçës ndalon aktivitete të këtij lloji nga bletërritës që nuk janë banorë të Bashkisë së Korçës, pa leje të marrë nga njësisë administrative dhe shoqatave lokale të bletërritësve.
“Ne si shoqatë nuk na ka marrë lejë bletërritësi shëtitës, jemi ankuar dhe bashkia na ka dhënë një shkresë ku thuhet se nuk mund të veprojë pa leje. Insistojnë se ka marrë lejë tek drejtoria e bujqësisë, administratori na tha që do bisedojë me drejtorinë e bujqësisë dhe asgjë. Ky person ka qenë dhe vjet e kemi pasur dëme.”
“Ne kemi shumë bletë për vetë dhe nuk kemi shumë kullota për vete. Le të punojë dhe ai se ne jemi mikpritës po në ndonjë zonë larg fshatit.”
“Vinë këtu bletërritës dhe i vendosin në mes të lagjes le ti vënë në vend tjetër. Kullota ka le t’i vënë larg fshatin të një vend kaq të vogël s’mund të vesh 200 koshere.”
Pas protestës banorët ju drejtuan njësisë administrative dhe debatuan me kreun e saj Altin Priftin. Po administrator Altin Prifti thotë se para se bletërritësi të sjellë kosheret në fshat do t’i kontrollohet dokumentacioni.
“Nëse nuk plotëson kriteret nuk do vijë në fshat. Kam thirrur pronarin e banesës që do japë shtëpinë me qira dhe banorët që kundërshtojnë për ballafaqim. Do shohim shkresat kur të vijë personi fizikisht.” /abcnews.al/