Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë me dije se ditën e sotme do të mblidhet kryesia e PD.
Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, Berisha deklaroi se kryesia do të marrë edhe vendimin për protestën e radhës.
Berisha: Sot është mbledhja dhe unë do të sugjeroj vendimin për protestën e radhës. Evropa vjen në Tiranë, Shqipëria duhet të vijë në Evropë në Tiranë. Ky është koncepti im. Për të paraqitur gjithë këto probleme të tmerrshme me të cilat përballen shqiptarët, në mënyrën më paqësore dhe dinjitoze dhe duke garantuar asnjë lloj vështirësie përveçse mikpritje për samitin e krerëve të qeverive, pro duke nderuar Shqipërinë me një përfaqësim tjetër nga ai që bën Edi Rama. Mos e merrni datë të përcaktuar se do jetë kryesia ajo që do vendosë për datën.
Ditën e protestës do ta përcaktojë kryesia e partisë, por kjo është një mundësi për të gjithë për të sjellë në skenë problematikën e madhe me të cilën përballen, sipas tij./Abcnews.al/