Gazetari Artur Nura, i ftuar në studion informative, komentoi zhvillimet e fundit lidhur me protestën e opozitës. Sipas tij, Berisha nëse do të donte të kthehej në pushtet nuk do e bënte këtë gjë.
Sipas tij, ka një distancim mes partisë më të madhe të opozitës dhe qytetarëve.
“Unë nuk e di Berisha do të rikthehet sërish në pushtet apo kërkon të garantoj procesin penal ndaj tij dhe familjes së tij.
Nëse do të donte të rikthehej në pushtet, nuk do e bënte këtë. Në shesh tregon një numër më të pakët mbështetësish. Tek rruga e ‘Shpresës’ kishte shumë pak njerëz. Është lideri shpirtëror.
Mjaftoj të shkosh te PD, nuk gjen njerëz asnjëherë dhe kur vjen Berisha janë vetëm njerëzit që i shkojnë nga pas. Njerëz që të jenë në vazhdimësi nuk i gjen aty. Përveç makinave që parakojnë, nuk ka qytetarë. Ka një distancim të PD me njerëzit, me popullin.” / abcnews.al