Protestë në Krujë, banorët: Projekti i rindërtimit do na prishë banesat, tërmeti s’i ka demtuar

schedule19:14 - 8 Maj, 2020

schedule 19:14 - 8 Maj, 2020

Lagjia Subash, një nga më të vjetrat në Krujë, me ndërtesa shekullore dhe disa prej tyre të shpallura monument kulture rrezikon të humbë identitetin.

Qeveria dhe bashkia e këtij qyteti ka vendosur që përmes një plani për rikonstruksionit e kësaj lagje të shëmbë dhe disa nga këto banesa duke pretenduar se një pjesë e tyre janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Banorët janë ngritur në protestë pasi informacionin e morën në 29 prill nga një diskutim në rrjetet sociale i zyrtarëve qëndrorë dhe lokalë. Ata nuk janë dakord që këto monumente kulture të prishen.

“Kemi parë kryeministrin në diskutim në FB aty e kemi parë që do preket dhe kjo lagje. Pasi kërkuam të dhëna në bashki pamë një hartë që shtëpitë e Subashëve do shemben”, është shprehur një nga banorët e lagjes.

Një tjetër banor shkruan se po ju cënohet prona shtëpia.

“Është lagje shekullore, 400-500 vjet. Ky murë është shekullor,ky ulli është që në kohë të Skënderbeut. Ne do lemë shpirtin djersën e ballit”.

“Edi Ramës thoini që këto janë shtëpi muze. Të vijë ti shohë a janë muze apo si ato në Tiranë që janë qerpiç”, thotë një tjetër banor.

Më tej banorët kanë treguar për mediat se nga tërmeti shtëpitë e tyre nuk kanë pësuar dëme të mëdha që të justifikohet prishja e plotë e tyre.

“Ra tërmeti kemi pësuar vetëm plasaritje të suvasë”.

Në këto banesa jetojnë 17 familje autoktone krutane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!