Prej disa ditësh ka nisur ndërtimi i një pallati të ri në lagjen 7 të Durrësit.
Gazetari i “ABC”, Leonidha Musai raporton se 20 familjet që u dëmtuan nga tërmeti kanë protestuar tek bashkia pasi pretendojnë se punimet po kryhen mbi themelet e pallatit të shembur.
Ata shprehen se “i trembemi një tërmeti tjetër ndaj dhe duan themele të sigurta”. Në bashki kërkuan sqarime, por nuk i priti askush.
Kjo nuk është hera e parë që grupe banorësh të pallateve të dëmtuara nga tërmeti protestojnë përpara bashkisë së Durrësit.
/Abcnews.al