Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Protestë në ditën e Hashures/ Minxhozi: Mungesë fantazie dhe mundësie, PD nuk krijon një fabulë për të rrëzuar qeverinë

schedule20:59 - 19 Mars, 2026

schedule 20:59 - 19 Mars, 2026

Mes festimeve fetare dhe ditës së hashures, Partia Demokratike do të mbajë protestën e paralajmëruar të rradhës në pasditen e kësaj të diele. Analisti Skënder Minxhozi tha për Real Story se lufta ka shpërndarë vëmendjen e audiencës, në një kohë ku kjo palë politike ka nevojë për të gjithë vëmendjen politike. Minxhozi shtoi më tej se opozita e ka të pamundur të krijojë një fabulë për të përmbysur qeverinë, ashtu sicc pretendon.

“ Tema e luftës është vënë në qendër të vëmendjes. Ky konflikt ka krijuar impaktin e pritshëm ekonomik dhe ka një hije të madhe që ka rënë mbi shumë gjëra.

Dhe mbi ngjarjen e të dielës, që ndodh në mes të festave fetare, ka një vëmendje të orientuar, ndërkohë që kemi një palë politike që ka nevojë për të gjithë vëmendjen politike.



Ndodhemi në një kërcënim të përsëritur për rrëzim qeverie, jo vetëm që e ka bërë nismën jo serioze, por nisin të ngatërrojnë datat e protestës sepse të gjitha ngjajnë. Ka një mungesë fantazie dhe mundësie.

Realiteti është i tillë që opozitën e sotme, siç është katandisur, e bën të pamundur të krijojë një fabul që të përmbysë qeverinë me 1 mijë hallet që ka.”  / abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!