Protestë kundër propozimit francez në Shkup

schedule21:29 - 4 Korrik, 2022

schedule 21:29 - 4 Korrik, 2022

Qytetarë të shumtë janë mbledhur para godinës së qeverisë në Shkup, duke protestuar kundër propozimit francez.

Mediat raportojnë se protestuesit janë futur në oborrin e qeverisë, pavarësisht, mbrojtëseve metalike dhe tentimit të policisë për t’i ndalur.

Kordoni i njësitit special është pozicionuar para dyerve të qeverisë, ndërkohë që protestuesit sillen vërdallë, duke vandalizuar oborrin e qeverisë.

Protestat kundër propozimit francez janë aktivizuar para disa ditëve kur dy palët, Maqedonia e Veriut dhe Bullgari, pranuan ndryshimet në propozimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të përafruar qëndrimet për një marrëveshje trepalëshe për tejkalimin e problemeve bilaterale mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Organizues të protestave këto ditë kanë qenë parti dhe grupacione opozitare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!