Protestë gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor? Manja-Berishës: Njeri i Rusisë…hienat e komunizmit duan të mbajnë peng integrimin

schedule13:27 - 17 Nëntor, 2022

schedule 13:27 - 17 Nëntor, 2022

TIRANË – Ministri i Drejtësisë i është përgjigjur ashpër Sali Berishës, i cili e akuzoi për punësime politike.

Manja e ka cilësuar si një “njeri të Rusisë në Tiranë”, Sali Berishën, duke thënë se ai ngrihet për të çuar në vend porositë që merr nga Moska.

Berisha paralajmëroi se mund të organizohet një protestë më 6 dhjetor, datë kjo kur krerët e BE vijnë në Tiranë në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

“Fjalori që përdoret sot këtu tregon se ora ka ngelur në të kaluarën. Bllokojnë debatin për integrimin duke përcjellë sinjalet më të këqijat për ekspertët në Bruksel. Në rrafshin personal nuk jam këtu për tju përgjigjur Sali Berishës si Ulsi. Se një njeri ka gënjyer tre herë, se nuk e kishte baxhanak atë që humbi jetën në Gërdec. Ai ka marrë përsipër një grup të opozitës. Rusia ka pasur historikisht njerëzit e vet në Tiranë, por që janë kaq besnik sa ngrihen edhe nga shtrati për të marrë detyrat natën ky është lajm. Ka edhe prova për këtë gjë. Ja tha Berisha…do vendoset brenda dy ditëve data e protestave. Këtu zbret Europa thotë ai. Pra me 6 dhjetor mbahet samiti i BE me Ballkanin. Akoma ka shqiptarë që e besojnë atë që merret me politikë vetëm për vete. Ka mijëra nëna të veshura me të zeza vetëm prej tij. Ndahuni sa nuk është vonë prej këtij njeriu. Nuk i vjen e mira nga ky. Hienat e komunizmit duan të bëjnë peng të ardhmen e Shqipërisë. Kjo kohë ka mbaruar. Qasja jonë është e drejtë do të jetë pjesë e Europës.”

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!