Protesta e gomave/ Sali Lusha dhe Klevis Balliu majë barrikadës. Hedhin molotovë, por sërish goma më shumë se protestues

schedule11:10 - 6 Qershor, 2024

schedule 11:10 - 6 Qershor, 2024

Teksa në Kuvend zhvillohej seanca plenare, jashtë oborrit një grup i vogël simpatizantësh të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, dogjen disa goma makinash, ne nje proteste qe e thirren kunder qeverise, dhe ku kerkuan lirimin e Sali Berishës.

tunimin e filluan me akte dhune duke shtyrë policet e bere gardh para kuvendit  dhe hedhur sende të forta në drejtim të tyre.

Ashtu si në protestën e fundit para bashkisë së Tiranës, mbeshtetesit e Berishës dhe Ilir Metës, vijuan me të njëjtin skenar, duke djegur dy grumbuj me goma.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, tentuan që të shuajnë flakët me fikse zjarri, por  u sulmuan nga protestuesit me sende të forta.

Për rreth dy orë, tymi dhe bloza e cliruar nga gomat e djegura mbuloi zonën para oborrit të Kuvendit.

protestuesve qe tentuan të çajnë kordonin e policise duke synuar hyrjen ne ndertesen e parlamentit u printe Klevis Balliu dhe Sali Lusha.

Gjatë protestës policia shoqeroi  dy persona qe arriten të kalojnë perimetrin e krijuar nga uniformat blu. Pas rreth dy orësh, protesta u mbyll, ndërsa oborri para hyrjes së Kuvendit u kthye në vend ngjarje. Nje grup ekspertësh mblodhën provat, ndërsa policia  ka nisur një hetim për identifikimin e personave që ushtruan dhunë ndaj efektivëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!