Protestë dhe zgjedhje/ “Shënova emrin e Navalnyt”, Yulia Navalnaya voton në ambasadën ruse të Berlinit

schedule19:00 - 17 Mars, 2024

schedule 19:00 - 17 Mars, 2024

Yulia Navalnaya, ka votuar në ambasadën ruse në Berlin. BBC shkruan se ajo kishte treguar për gazetarët se në fletën e votimit kishte shënuar “Navalny”.

Kujtojmë se lideri i opozitës, kundërshtari më i ashpër i Vladimir Putin ndërroi jetë muajin e kaluar. Ndërkohë qytetarë të shumtë rusë u gjendën pranë qendrave të votimit në gjithë Rusinë ku iu bashkuan tubimit  “Mesdita kundër Putinit”. Një protestë kundër zgjedhjeve presidenciale të cilat pritet t’i japin Vladimir Putinit edhe një mandat tjetër. Në këtë protesta dhjetëra persona janë arrestuar.

Megjithatë një zyrtar rus të Komisionit Zgjedhor ka thënë se më shumë se tetë milionë votues kanë hedhur votën e tyre online në këto zgjedhje presidenciale, sipas një zyrtari të komisionit zgjedhor.

Kjo është hera e parë që votimi elektronik është përdorur në një votim presidencial rus.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!