Protestat, Rama: Po sikur të ndodhin skenarët ogurzi të parashikuar nga bota, çfarë do bëni?

schedule20:26 - 14 Mars, 2022

schedule 20:26 - 14 Mars, 2022

Kryeministri Edi Rama ka theksuar sërish se ata që janë në protestë, janë vetëm një pakicë, dhe jo shumica e shqiptarëve.

Në një komunikim LIVE të tij në Facebook me qytetarët, Rama tha se për një moment kaq të shkurtër shqiptarët reaguan në këtë mënyrë, po në rast se skenarët ogurzi të parashikuara nga bota, që janë ato e mungesës së naftës, energjisë apo dhe disa produkteve çfarë do të bëhej.

Kjo është situatë lufte, pyetja që i bëj vetes është se vetëm nga shfaqja e çmimeve u krijua gjithë ky panik, por për 2 muaj, 3, po sikur kjo situatë të shkojë në ato pika në skenarët më të zymtë që të mungojë nafta, të mungojë energjia, të mungojë një seri produktesh të tjera, çfarë bëjmë ne këtë. Pse kaq pak jemi në nga pamja e forcës tonë të karakterit, kaq të humbur jemi ne’. Jo nuk jemi ne këta, këta janë një pakicë e pakicës, që po kërkojnë me çdo çmimi të instrumentalizojnë një dynja të tërë, duke treguar gjëra nga të paturpshmet, duke u thënë shqiptarëve se ne e kemi energjinë, është thjeshtë çështje që këta dhe ky lubia mos e vjedhin se nuk kanë pse ta shesin lirë dhe ta blejnë shtrenjtë’, tha Rama. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!