Protestat pro-palestineze në Amsterdam, 32 të arrestuar

schedule09:15 - 9 Maj, 2024

schedule 09:15 - 9 Maj, 2024

Forcat e rendit njoftuan përmes X se kishin arrestuar 32 persona për “dhunë, shkatërrim, sulm dhe nxitje” në një kampus universitar dhe në një rrugë në qendër të kryeqytetit holandez.

Të mërkurën shpërthyen incidente mes policëve dhe studentëve të Universitetit të Amsterdamit (UVA), të cilët po demonstronin në favor të palestinezëve, në sfondin e mobilizimeve për Gazën, të cilat, pas SHBA-së, tani po marrin përmasa më të mëdha në Europë gjithashtu.

Studentët kanë protestuar që nga e hëna, duke kërkuar që institucioni të ndërpresë të gjitha lidhjet me Izraelin për shkak të operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.

Studentët bllokuan rrugën kryesore të kryeqytetit, duke pasuar një raund i ri incidentesh të dhunshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!