Protestat pro palestineze, Irani vendos sanksione ndaj 11 shtetasve amerikanë

schedule11:06 - 3 Korrik, 2024

schedule 11:06 - 3 Korrik, 2024

Irani ka vendosur sanksione kundër 11 shtetasve amerikanë të akuzuar si të përfshirë në “shkeljen e të drejtave të njeriut duke shtypur protestat paqësore në favor të Palestinës nga studentët dhe profesorët e universitetit në SHBA”.

Ministria e Jashtme e Teheranit thotë se sanksionet janë vendosur në përputhje me ligjin që lufton “shkeljet e të drejtave të njeriut dhe aktivitetet aventuriste dhe terroriste të Shteteve të Bashkuara në rajon”.

Sanksionet e Teheranit përfshijnë “ngrirjen e llogarive dhe transaksioneve në sistemin financiar dhe bankar iranian, ngrirjen e aseteve brenda juridiksionit iranian dhe ndalimin e lëshimit të vizave dhe hyrjes në territorin iranian”, raporton Mehr.