Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe më herët stafi drejtues i universitetit Columbia vendosi të pezullojë të gjithë studentët që po marrin pjesë në protestat pro Palestinës, një lëvizje që pritet të tensionojë edhe më shumë situatën.
Prej disa javësh tashmë, studentët në disa universitete kanë ngritur çadra në ambientet e kampuseve dhe kërkojnë fundin e dhunës në Gaza dhe një armëpushim që do të lejonte futjen e ndihmave humanitare.
Prej ditësh tashmë, shumë universitete kanë pezulluar mësimin, teksa të tjerë kanë preferuar të kalojnë në mënyrën online, kjo edhe për shkak të shtimit të akteve të dhunës antisemite.
Protestat në universitete nisën në fillim në Columbia, aty ku u ngrit dhe një kamp, për t’u zhvendosur më pas në Atlanta, Emory etj.
Në disa raste janë shënuar dhe momente përplasje mes protestuesve dhe policisë, me efektivët që nuk ngurruan të përdorin dhe gazin lotsjellës për të shpërndarë turmat.
/abcnews.al