Protestat pro demokracisë, dënohet me një 1 vit burg manjati i mediave në Hong Kong

schedule11:08 - 16 Prill, 2021

schedule 11:08 - 16 Prill, 2021

Manjati i mediave në Hong Kong, Jimmy Lai është dënuar me 12 muaj burg.

Lai, një aktivist u dënua të premten për akuza në lidhje me demonstratat  pro-demokracisë në 2019. Themeluesi 73-vjeçar i Apple Daily është një kritik i ashpër i Pekinit. Nëntë aktivistë të tjerë u dënuan  gjithashtu të premten për pjesëmarrje në  demonstratat në 18 Gusht 2019.

Në fillim të kësaj jave, gazeta Apple Daily  publikoi një letër të shkruar nga burgu të Lai, në të cilën citonte: “ Është  përgjegjësia jonë si gazetarë të kërkojmë drejtësi. Për sa kohë që nuk jemi tunduar nga veprimet e padrejta, dhe për sa kohë që ne nuk lejojmë që e keqja të hyjë mes nesh-ne jemi duke përmbushur detyrat tona”.

Ligji i ri mbi sigurinë, i miratuar me 30 qershor,  ndëshkon çdo gjë që Kina konsideron rrezik për përmbysje të regjimit të saj, ndikim në shkëputjen e Hong Kongut, apo bashkëpunim me forcat e huaja; krime këto që shoqërohen me burgime të përjetshme.

Kritikët thonë se ligji do të dëmtojë liritë në qytetin gjysmë autonom, ndërsa mbështetësit e tij deklarojnë se ai do të sjellë stabilitet pas protestave të tejzgjatura të vitit të kaluar./abcnews.al