Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Protestat prekin qarkullimin kufitar/ Kamionistët grevë 48-orëshe, nuk lejohet kalimi në Mal të Zi nga nesër në orën 11:30

schedule12:28 - 25 Janar, 2026

schedule 12:28 - 25 Janar, 2026

Automjetet e transportit të mallrave do të kenë të ndaluar të hynë dhe të dalin   në pikat kufitare  që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.

Duke filluar nga mesnata e  26 janarit  do të bllokohet hyrja  në vendin fqinj ndërsa nga ora 12:00 e së njëjtës datë do të bllokohet edhe dalja nga territori i tij.

Kjo  për shkak të një  proteste që pritet të zhvillohet në  Maqedoninë e Veriut nga një shoqatë e transportit të mallrave.



Ndërkohë mjetet e tonazhit të rëndë që transportojnë ilaçe ose  bagëti  do të lejohen të qarkullojnë normalisht.

Pa kufizime do të vijojë dhe  qarkullii I  automjeteve të udhëtarëve.

Në protestë 48 orëshe duke nisur nga ora 11:30 e 26 janarit   do të dalë dhe Shoqata e Kamionistëve të Republikës së Malit të Zi.

Kamionët të hënën do të parkohen  pranë disa pikave kufitare duke  bllokuar e kalimit për mjetet e transportit të mallrave.

Sipas policisë kufitare  për të shmangur bllokimin e rrugëve apo incidente të mundshme  nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, nga Shqipëria në Malin e Zi, deri në përfundim të protestës.

Në akset rrugore që të çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Republikën e Malit të Zi, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet e vogla, automjetet e emergjencës, autobusët dhe mjetet e transportit të pasagjerëve.

Shoferët e kamionëve do të dalin në protestë  sepse kërkojnë ndryshime në nivelin e akcizës, kthimin e saj për litër karburanti, kthim më të shpejtë të TVSH-së, orare më të gjata pune të doganave dhe inspektorateve fitosanitare në kufij, ndryshime në ETIAS dhe staž pune të favorizuar.

Ndërprerja e qarkullimit është edhe pjesë e protestës rajonale të transportuesve të mallrave nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, për shkak të kufizimit të punës së shoferëve profesionistë në vendet e Shengenit në maksimum 90 ditë brenda gjashtë muajve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!