Protestat për vrasjen e Floyd, arrestohet vajza e kryebashkiakut të New York

schedule11:21 - 1 Qershor, 2020

schedule 11:21 - 1 Qershor, 2020

Chiara  De Blasio, vajza 25 vjeçare e kryebashkiakut të New York është arrestuar gjatë protestave në Manhatan për vdekjen e  George Floyed. Lajmi u konfirmua nga New York Post duke cituar burime të policisë.

Ajo u arrestua pasi policia e cilësoi të paligjshëm grumbullimin e disa personave në Brodway, ku kishin shpërthyer trazirat dhe iu vu flaka disa automjeteve të policisë.

Në New York janë arrestuar dhe dy avokatë pasi sulmuan me molotov një automjet të policisë./abcnews.al