Presidenti kolumbian Ivan Duque ka urdhëruar vendosjen e ushtrisë në rrugët e Cali, qyteti i tretë në vend që ka qenë skena e një muaji protestash të dhunshme që kanë shkaktuar tre viktima.
Presidenti mblodhi këshillin e sigurisë në qytet për të parë gjendjen. Trazirat u ndezën për reformën e taksave, por protestat janë zgjeruar.
Bisedimet midis qeverisë kolumbiane dhe udhëheqësve të protestës kanë ngecur. Organizatorët e protestës gjithashtu kanë qenë shumë kritikë ndaj shtypjes së dhunshme të civilëve.
“Nga sonte fillon vendosja maksimale e ndihmës ushtarake për policinë kombëtare në Cali dhe provincën e Valle,” tha Duque në një mesazh televiziv.
Ai tha se më shumë se 7,000 ushtarë përfshirë anëtarët e marinës, do të dërgoheshin për të lehtësuar bllokimet e rrugëve. g.v/abcnews.al