Protestat pas vdekjes së Navalny, burg dhe gjobë për 90 persona

schedule11:16 - 19 Shkurt, 2024

schedule 11:16 - 19 Shkurt, 2024

Të paktën 90 persona janë dënuar tani në Moskë dhe Shën Petersburg pas protestave në emër të Alexei Navalny gjatë fundjavës, sipas një raporti të  organizatës për të drejtat e njeriut OVD-Info.

Në Moskë, 20 persona u dënuan, nga një ditë deri në nëntë ditë dhe dy persona u gjobitën me 10,000 rubla. Gjykatat e Shën Petersburgut dënuan 63 persona me burg, me tre prej tyre gjoba prej 10,000 rubla dhe tre të tjerë gjoba prej 15,000 rubla.

Një individi iu caktua 40 orë punë të detyrueshme.

Disa orë pas vdekjes së Navalny të premten, zyra e prokurorit rus paralajmëroi qytetarët që të mos mblidheshin në protesta masive.

Që atëherë, policia thuhet se ka arrestuar më shumë se 350 persona në më shumë se 30 qytete në të gjithë Rusinë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!