Pak ditë pas ngjarjes së rëndë në Liban, ku humbën jetën të paktën 150 persona dhe u plagosën më shumë se 5 mijë të tjerë, ministrja e Informacionit Manal Abdel Samad ka dhënë dorëheqjen. Në një deklaratë për shtyp, Samad teksa njoftoi dorëheqjen, tha se qeveria dështoi t’i përmbushë aspiratat e popullit libanez.
“Pas katastrofës së jashtëzakonshme në Bejrut, unë paraqes dorëheqjen time nga qeveria. Kërkoj falje nga Libanezët, ne nuk ishim në gjendje t’i përmbushnim pritjet e tyre.”, tha Samad. Ajo shtoi se vendosi të heqë dorë nga posti për respekt të personave që humbën jetën dhe qindra të tjerëve që mbetën të plagosur nga shpërthimi masiv në Bejrut, raporton Al Jazeera.
Samad është ministrja e dytë që ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e Hassan Diab brenda javës, pas ministrit të Jashtëm Nassif Hitti që u largua nga posti të hënën. Pas ngjarjes së rëndë, mijëra qytetarë u ngritën në protestë, duke kërkuar “hakmarrje” kundër klasës qeverisëse, duke i bërë përgjegjës për shpërthimin që la pas viktima, qindra të plagosur dhe dëme masive materiale. /abcnews.al/