Më shumë se gjysma e amerikanëve janë në favor të ndërhyrjes së ushtrisë atje ku ka protesta të dhunshme, sipas një sondazhi të ri të ABC News / Ipsos të publikuar të dielën.
Në anketën e re, 52% e të pyeturve e miratojnë ndërhyrjen e ushtrisë, krahasuar me 48% që janë kundër.
Në fillim të javës që kaloi, presidenti Trump përmendi mundësinë e dërgimit të trupave në detyrë për të kontrolluar protestat në qytetet e vendit, pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd në duart e një polici të bardhë.
Në një paralajmërim për udhëheqësit e qeverive shtetërore dhe lokale, Presidenti Trump u shpreh: “Nëse një qytet ose shtet nuk pranon të ndërmarrë veprimet që janë të nevojshme për të mbrojtur jetën dhe pronën e banorëve të tyre, atëherë unë do të dërgoj ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, dhe do ta zgjidh shpejt problemin për ta”./abcnews.al