Protestat në Kolumbi, shkon në 24 numri i viktimave

schedule14:33 - 6 Maj, 2021

schedule 14:33 - 6 Maj, 2021

Ka shkuar në 24 numri i persona që humbën jetën gjatë protestave të zhvilluara në Kolumbi kundër qeverisë, ndërsa 87 persona raportohen të zhdukur.

Protestat u shoqëruan me dhunë dhe përplasje me armë.

Ministri i Mbrojtjes, Diego Molano është shprehur se do të jetë prokuroria ajo që do të vendosë se kush është përgjegjës për humbjet e jetëve.

Kolumbianët protestuan gjatë javës së kaluar kundër varfërisë dhe pabarazisë, e cila sipas tyre është përkeqësuar akoma më shumë me fillimin e pandemisë Covid-19. Ndërsa kanë theksuar se janë përballur me ndëshkime të rrepta nga ana e qeverisë.

Ndërkohë ekspertët janë shprehur se ky zhgënjim i qytetarëve që u pasua me protesta mund të bëhet shkak për të provokuar trazira në të gjithë Amerikën Latine, pasi disa vende ndodhen në situatë të vështirë për shkak të pandemisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!