Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka shprehur shqetësimin në lidhje me protestat e dhunshme në Cali, Kolumbi, që shkaktuan 14 viktima. Ai ka bërë thirrje për dialog dhe një hetim të pavarur.
This is Bogotá, Colombia last night. A month after protests began — with demonstrators angry over poverty, inequality, lack of opportunity, state violence and more — people continue to gather by the thousands. pic.twitter.com/g43g812M8G
— julieturkewitz (@julieturkewitz) May 29, 2021
Ushtria kolumbiane, nën komandën e Presidentit Ivan Duque, vendosi 1.000 trupa dje në Cali, qyteti i tretë më i madh i vendit dhe epiqendra e protestave anti-qeveritare, një ditë pas përplasjeve midis protestuesve, policisë dhe civilëve.
A courthouse in Colombia ?? has been set on fire. pic.twitter.com/SFV9Gt9037
— ??PALESTINE WILL BE FREE?? (@ProtestaBloc) May 26, 2021
“Është thelbësore që të gjithë ata që mund të jenë përfshirë në këto protesta duke shkaktuar të lënduar edhe viktima, përfshirë zyrtarë, të jenë në qendër të hetimeve të shpejta, efektive, të pavarura, të paanshme dhe transparente dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”, tha Michelle Bachelet, në një njoftim për shtyp.
Ish presidenti kilian u bëri thirrje të gjitha palëve “t’i japin fund të gjitha formave të dhunës, përfshirë vandalizmin”, duke theksuar se vetëm dialogu mund të jetë zgjidhja e duhur./abcnews.al