Protestat në Hungari nën moton: Gëzuar Krishtlindjet zoti kryeministër!

schedule22:07 - 17 Dhjetor, 2018

schedule 22:07 - 17 Dhjetor, 2018

Protesta masive në Humgari kundër qeverisë së kryeministrit Viktor Orban dhe dy ligjeve të miratuara së fundmi, ai për orët e punës jashtë orarit si dhe varësinë e gjykatave nga Ministria e Drejtësisë.

Me mijëra persona protestuan në Budapest kundër miratimit të dy ligjeve shumë kontroverse dhe kundër qeverisë së kryeministrit nacionalist dhe populist Viktor Orbán. Protesta nën moton: “Gëzuar Krishtlindjet zoti kryeministër”, ka qenë e katërta në javën e fundit dhe u organizua nga partitë e opozitës që u mblodhën të gjithë së bashku përshirë dhe të gjelbërit e ekstremin e djathtë. Por në protestë kanë marrë pjesë dhe studentë e qytetarë. Sipas analistëve në vend kjo është një pjesëmarrje e paprecedentë.
Manifestuesit rretj 15 mijë sipas të dhënave të mediave hungareze, mbanin në duar flamuj të Hungarisë dhe Bashkimit Europian. Ata marshuan drejt Parlamentit, duke mbajtur parulla ku shkruhej: Mos vidhni apo gjykata të pavarura. Por protesta ka pasur dhe në qytete të tjera ku kryebashkiakë i kanë kërkuar sipërmarrjeve private që të bojkotojnë ligjin e ri.

Manifestuesit kundërshtojnë kryesisht modifikimin e fundit të kodit të punës i cili është etiketuar nga kritikët si “Ligji për skllavërinë”. Reforma në fjalë shton orët e punës jashtë orarit që pundhënësit mund tu kërkojnë vartësve të tyre, trefishon kohën për pagesën e këtyre orëve të punës si dhe parashikon se negociatat mund të bëhen në mënyrë të drejtpërdrejtë mes nënpunësve dhe sipërmarrjeve, pa ndërmjetësimin e sindikatave. Manifestuesit kundërshtojnë dhe krijimin e një sistemi paralel të gjykatave administrative që do të varen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Ministria e Drejtësisë. Kjo e fundit do të merret dhe me çështje delikate politike si ligji elektoral, korrupsioni dhe e drejta për të manifestuar. Në fund protestuesit kërkojnë pavarësinë dhe objektivitetin e mediave publike. Aleatët e kryeministrit hungarez Orban i cilësuan protestat si të organizuara nga lëvizjet dhe shoqatat e financuara nga Soros, miliarderi me origjinë hungareze i cili kritikohet ashpër nga Orban./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!