Protestat në Francë, tjetër viktimë nga bllokimi i rrugëve

schedule19:59 - 2 Dhjetor, 2018

schedule 19:59 - 2 Dhjetor, 2018

Një person ka humbur jetën në Arles, në jug të Francës. Kjo ndodhi për shkak të një aksidenti rrugor që u shkaktua nga bllokimi i qarkullimit nga protestuesit e lëvizjes “Jelekët e Verdhë”.

Bëhet fjalë për viktimën e tretë që prej fillimit të protestave masive në të gjithë vendin. Automjeti i viktimës është përplasur me një kamion që ishte bllokuar në radhë nga makinat e tjera. Shoferi ka ndërruar jetë në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!