Protestat në Francë/ Përfshihet nga flakët bashkia historike e Bordosë

schedule13:04 - 24 Mars, 2023

schedule 13:04 - 24 Mars, 2023

Bashkisë së Bordosë i është vënë zjarri nga protestuesit në Francë. Më shumë se një milion njerëz dolën në rrugë në të gjithë Francën të enjten, shkruan BBC.

Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve në kryeqytet dhe mbi 450 persona u arrestuan në të gjithë vendin.

Demonstratat u nxitën nga legjislacioni që rrit moshën e pensionit me dy vjet, ku shkon në 64 vjeç. Janë planifikuar protesta  në qytetin jugperëndimor të Bordosë, ku zjarri përfshiu derën e përparme të bashkisë të enjten në mbrëmje pas një dite protestash dhe përleshjesh.

Nuk ishte e qartë se kush ishte përgjegjës për zjarrin, i cili u shua shpejt nga zjarrfikësit.

Trazirat gjithashtu ndërprenë udhëtimin me tren, rafineritë e naftës dhe shumë mësues dhe punëtorë në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit janë larguar nga puna.

Në qytetin verior të Rouen-it, një grua e re u pa e shtrirë në tokë pasi kishte pësuar një dëmtim të rëndë në dorë. Dëshmitarët thanë se ajo humbi gishtin e madh pasi u godit nga një granatë e ashtuquajtur “flash-ball” e gjuajtur nga policia për të shpërndarë demonstruesit.

Përleshje të tjera pati në qytetet perëndimore të Nantes, Rennes dhe Lorient.

Sindikatat dhe e majta politike e kanë cilësuar ditën si një sukses. Qeveria shpreson që protestat të humbasin vrullin dhe dhuna në rrugë të largojë njerëzit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!